PDSh-ja dhe BDI-ja e bllokuan ligjin për letërnjoftim

BDI-ja dhe PDSH-ja sot kundërshtuan miratimin e amendamenteve të ligjeve për letërnjoftim dhe vendbanim.

– Nuk do t’i votojmë këto ligje. Qëndrimi ynë është se kemi dallime koncepti me partnerët e koalicionit. Në ditët në vijim do të bisedojmë për këto çështje – tha deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti.

Në lidhje me këtë, ai dhe deputeti Xhevat Ademi do të fillojnë bisedimet me deputetët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovskin dhe Zoran Ilijovskin.

Kurse nga PDSh-ja konsiderojnë se BDI-ja po manipulon me opinionin publik dhe po luan lojë të dyfishtë.