Kulibali para sulmit në Paris ishte në Madrid

-

Terroristi francez Ahmed Kulibali qëndroi tri ditë në Madrid para sulmeve të javës së kaluar në Paris , kurse policia spanjolle gjurmon nëse ai atje ka patur mbështetje nga qelia terroriste, shkruan gazeta spanjolle ,,La vangardija”

Kulibali ka qëndruar në Madrid nga 30 dhjetori deri në 2 janar bashkë me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, shkruan gazeta.

Pushtetet spanjolle së bashku me kolegët e tyre nga Franca i gjurmojnë aktivitetet e Kulibalit në Spanjë që të sigurohen nëse kanë patur mbështetje nga qelia terroriste e vendit.

Ahmed Kulibali në 9 janar vrau katër  pengje në supermarketin hebre në Paris. Ai, gjithashtu, është përgjegjës për vrasjen e polices Monruzh.