Këshilli i ministrave të BE-së ka marrë vendim deri më qershor të zgjidhjet kriza në Maqedoni?

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, lideri i LSDM në konferencën e fundit të shtypit demantoi se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë ofruar ndonjë dokument në takimin e fundit të liderëve, me të cilin kërkojnë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev një prej tre posteve kryesore t’i takoj shqiptarit.

“Kjo nuk është e saktë. Po, dokumentet vendosen në tryezë, dokumentet u vendosën edhe në Strasburg edhe këtu, por ne nuk kemi hyrë në negociata. Tani jepen vetëm drejtime që të vendoset kjo kornizë, ku do të lëvizeshin këto negociata. Ne edhe më tej nuk kemi hyrë në bisedime- tha lideri opozitar.

Gjithashtu lideri i LSDM tha se nga Këshilli i ministrave të BE është marrë vendim që deri më qershor të zgjidhjet kriza në Maqedoni.

“Qershori është fillimi i verës dhe të gjithë e kanë të qartë, nuk duhet të jeni të udhëzuar politikisht në mënyrë të veçanti, se Gruevski po bën kalkulim. Ne nuk do të lejojmë që të hymë në mes të verës. Këshilli i ministrave të BE-së ka marrë vendim deri më qershor të zgjidhjet kriza në Maqedoni. Si miq të Maqedonisë, sinqerisht besoj se do të ndihmojnë në këtë –shtoi Zaev.

Ai tha se nuk ka informacione se kush do të mund të vijë në Maqedoni gjatë negociatave, por k ka vërtetim se përfundimisht do të ketë përfaqësues të BE.