Kocijançiq:  Urgjentisht të arrihet marrëveshje për çështjet e mbetura

Brukseli ka përshëndetur progresin e arritur mbrëmë në bisedimet në rezidencën e BE-së në Përzhinë, por iu bëri thirrje partive që menjëherë të arrihet marrëveshje për çështjet e mbetura.

“Përshëndesim progresin që partitë e arritën mbrëmë dhe i inkurajojmë që të njëjtën ta bëjnë edhe me çështjet tjera, që mund të arrihet me vullnet të mira nga palët” deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.

Bisedimet e mbrëmshme maraton mes palëve përfunduan pa marrëveshje finale. Euro- ambasadori Orav pas takimit tha se nuk është gjetur zgjidhje për një çështje, por nuk saktësoi cilën.

Jozyrtarisht, partitë s’mund të arrijë marrëveshje për kompetencat e ministrit të brendshëm.

Tani për tani nuk dihet kur do të vazhdojnë bisedimet.