Han është i zhgënjyer, apelon për përmbajtje

Euro- komisari për zgjerim, Johanes Han në  reagimin  e tij lidhur me ngjarjet në Kumanovë, apelon që të kthehet qetësia dhe tërësisht të hetohen ngjarjet.

“Thellë jam i shqetësuar për gjendjen në rajonin e Kumanovës dhe për të lënduarit dhe viktimat e mundshme. Apeloj deri tek autoritetet dhe liderët politikan të komuniteteve që të bashkëpunojnë, ta kthejnë qetësinë dhe tërësisht t’i hetojnë ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente, sipas ligjeve. Apeloj deri tek të gjithë aktorët për përmbajtje të madhe. Çdo përshkallëzim i mëtutjeshëm duhet të evitohen, dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe në interes të stabilitetit të plotë të vendit”, thuhet në reagimin e Hanit.