Han pret elementet kontestuese të marrëveshjes të zgjidhen para ose gjatë kohës së vizitës

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han sot në njoftim konfirmoi vizitën e nesërme në Shkup.

“Pres që elemente të rëndësishme të marrëveshjes politike do të zgjidhjen përpara ose gjatë vizitës sime, duke i lejuar KSHZ-së organizim të zgjedhjeve të besueshme, sipas datës së parashikuar dhe të rënë dakord”, thuhet në njoftim.

Në takimin e tij me përfaqësuesit e katër partive kryesore në vend, që cilët firmosën marrëveshjen politike të qershor/korrikut, do i përsëris përgjegjësit e tyre për implementimin e kësaj marrëveshje, përfshirë këtu nevojën për të siguruar kushte për zgjedhje të besueshme, duke duke iu permbajtur afateve të parapara.

“15 janari është afati kyç nga marrëveshja politike, zbatim që është i rëndësishëm edhe për autoritetet edhe qytetarët e vendit. Pres elementet tjera nga marrëveshja politike të jenë të zgjidhura para ose gjatë kohës së vizitës sime, me çka do t’u mundësohet autoriteteve të organizojnë zgjedhje të besueshme në përputhje me kornizën kohore” deklaroi Han.