Gazetarët fishkëllyen negociatorët

Një pjesë e gazetarëve protestuan sot para Klubit të deputetëve që të jenë të përfshirë në bisedimet e grupeve të punës, që firmosën Marrëveshjen e Përzhinos.

Me thirrje të SHGM, LSMP dhe AMM rreth 50 gazetar gjysmë ore bllokuan hyrjen e Klubit të deputetëve dhe treguan revoltën e tyre duke fishkëllyer anëtarët e grupeve të punës.

Nuk dihet nëse nën presionin e gazetarëve takimi i sotëm është shtrë.

Pas paralajmërimit se takimi është shtyrë, përfundoi protesta e qetë e organizatave të gazetarëve.

Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, është e palejuar në një shoqëri demokratike gazetarët të jenë të lënë anash nga bisedimet që bëhen për ta.

“I bëjmë thirrje VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së si dhe ndërmjetësit belg Piter van Hojte urgjentisht të na përfshinë në bisedimet rreth mediumeve. Nëse BE dëshiron ligje demokratike duhet të na përfshirë në bisedimet e jo prapa dyerve të imponojnë zgjidhje” deklaroi Selmani.

Sipas tij ka lëvizje në këtë proces, por ata duan vendimet t’i dëgjojnë nga grupet e punës. Gjithashtu, Selmani njoftoi se sipas njohurive të tija, partitë politike janë larg nga zgjidhja e problemeve.

Partitë politike dhanë afat deri të premten që të arrijnë marrëveshje për reformat në sferën e mediumeve.