Ahmeti në Athinë takohet me Kozias

-

Kreu i BDI-së më 8 janar në Athinë do të takohet me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kozias.

Nga BDI thonë se arsyeja e vetme për këtë vizitë është takimi mes Ahmetit dhe Kozias.

Një njoftimin e BDI-së thuhet se Ahmeti dhe Kozias do të këmbejnë mendime për raport e mira ndër- fqinjësore, për çështjet e hapura mes dy vendeve dhe integrimeve euro- atlantike të Maqedonisë.

Ahmeti do të shoqërohet nga deputeti Artan Grubi, zëvendës/kryeministri i Marrëveshjes Kornizë, Musa Xhaferi dhe zëvendës/ kryeministri për euro- integrime, Fatmir Besimi.