Nesër marsh protestues për Tamarën

Nesër, saktë pasdite, para Fondit për sigurim shëndetësorë do të fillojë protestë e madhe që do të quhet “Karton i kuq për ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov”.

Synimi kryesorë do të jetë Ministria e shëndetësisë, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kërkojnë dorëheqje nga Todorov dhe drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësorë, Maja Parnaxhieva- Zmejkova dhe Xhemali Mehazi, dorëheqje nga anëtarët e Këshillit ekzekutiv, persona përgjegjës në FSSH si dhe nga anëtarë të Komisionit të shkallës së parë dhe të dytë.

Pjesëmarrësit do të kërkojnë edhe përgjegjësi penale për drejtorët, anëtarët e këshillit ekzekutiv si dhe nga komisionit i shkallës së parë dhe të dytë për punë të papërgjegjshme.

-Të kërkojmë drejtësi për Tamarën, por edhe për të gjithë qytetarët sepse kemi të drejtë për jetë- shkruan në lajmërimin e marshit.

Tamara e vogël nga Velesi ndërroi jetë duke pritur vendimin nga Fondi i shëndetësisë për të udhëtuar në Turqi në operacion, i cili kushton vetëm 30. 000 euro.