BE apelon për dialog në Mal të Zi

Delegacioni i BE-së në Mal të Zi shprehi shqetësim për shkak të përleshjeve mes policëve dhe protestuesve, gjatë protestave në Podgoricë dhe apeloi për kthimin e dialogut politik.

“Presim nga organet kompetente, në mënyrë efikase t’i hetojnë të gjitha incidentit në përputhje me parimet e sundimit të së drejtës. Dhe përderisa protestat paraqesin mënyrë legjitime dhe legale të shprehjes së mendimeve politike dhe tjera, të njëjtat duhet të jenë të qeta në përputhje me ligjet” thuhet në njoftimin e BE-së.

Delegacioni i BE-së apeloi deri te të gjithë partitë politike, sërish të përfshihen në dialog konstruktiv në Parlamentin e Malit të Zi.

Në Podgoricë mbrëmë ndodhën trazira në protestën që e organizoi Fronti opozitar demokratik para Kuvendit në Mal të Zi, ku protestuesit tentonin të futen në godinën e Parlament dhe tentuan të ballafaqohen me policinë.