Poposki dhe Jolevski në takim me Këshillin veri- atlantik në Bruksel

Delegacioni i RM-së në krye me ministrat e jashtëm dhe atë të mbrojtjes, Nikolla Poposki dhe Zoran Jolevski sot në Bruksel marrin pjesë në takimin e rregullt vjetor me Këshillin veri- atlantik në nivel të ambasadorëve të vendeve- anëtare të NATO-s, njofton MPJ.

Në fjalimet e tyre, ministrat Poposki dhe Jolevski kanë përmendur rezultatet e arritura në kornizat e proceseve reformuese politike, ekonomike dhe të mbrojtjes në RM.

Duke folur për rëndësinë e politikës me dyer të hapura të Aleancës, Poposki mes tjerash ka nënvizuar se edhe krahas 16 cikleve rekord të zbatimit të Planit aksionar për anëtarësi, implementimin e reformave sipas standardeve të NATO-s, në veçanti kontribut në misionet e Aleancës si dhe përkushtimin në bisedimeve për largimin e pengesës së fundit për anëtarësimin tonë në NATO, RM ende është në pozitë për pritje.

Poposki siç njoftojnë nga MPB ka bërë thirrje për arritjen e konsensusit rreth vendimit që sa më shpejtë të jepet ftesë për anëtarësim në Aleancë, duke theksuar arritjet tona reformuese, standardet e përmbushura dhe kontributin tonë të veçantë në misionet e NATO-s.

Gjatë vizitës në Bruksel, Poposki dhe Jolevski janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku janë këmbyer mendime dhe qëndrime për krizën aktuale me refugjatët në vend si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet RM për menaxhim të suksesshëm me këtë krizë.