Sot para Qeverisë në ceremoni solemne u ngrit flamuri i NATO-s. Por, edhe pse Maqedonia me nënshkrimin e Protokollit qasës fitoi vend në Aleancë, ekzistojnë edhe disa hapa deri në anëtarësimin e plotë, transmeton Portalb.mk.

Periudha më e shkurtët që vendet tjera janë bërë anëtare e plotë e NATO-s ka qenë nëntë muaj. Aq kanë pritur Kroacia dhe Shqipëria, Protokollet e të cilave janë nënshkruar më 9 korrik 2008, ndërsa formalisht anëtare janë bërë më 1 prill të vitit të ardhshëm.  Maqedonia formalisht do të jetë anëtare e plotë e NATO-s në momentin kur në Uashington do ta dorëzojë “instrumentin qasës”, në rastin tonë vendimin për anëtarësim dhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare të Lidhjes Veri Altantike (Marrëveshja e Uashingtonit).

Sipas shpjegimit të NATO-s, tani aleatët duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë sipas procedurave të veta nacionale.

“Procedura për ratifikimin është e ndryshme nga vendi në vend. Për shembull, në SHBA nevojitet dy e treta e shumicës që legjislativa e nevojshme të kalojë në Senat. Në vende të tjera, për shembull në Mbretërinë e Bashkuar, nuk nevojitet votim formal në Kuvend”, theksojnë nga NATO.

Pasi të gjitha vendet anëtare ta ratifikojnë protokollin, sipas procedurës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg formalisht do ta ftojë vendin që t’i bashkëngjitet Aleancës.  Kjo ndodh pasi të gjithë aleatët do ta njoftojnë qeverinë e SHBA-së, në ‘sundim’ të së cilës është Marrëveshja e Uashingtonit. Anëtari i ri atëherë e pranon Marrëveshjen e Uashingtonit sipas procedurës së vetë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare – diku me votim kuvendar, diku me referendum, diku me vendim qeveritar.

Vendimi apo ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, formalisht “instrument qasës”, pastaj i dorëzohet Stejt Departamentit, ndërsa akti paraqet pranim formal në anëtarësim në NATO.

Periudha e ratifikimit në katër valët e fundit për zgjerim ka lëvizuar nga 15 muaj deri në nëntë muaj. Vendet e Grupit të Vishegradit (Çekia, Hungaria dhe Polonia) janë ftuar në Samitin në Madritit në vitin 1997, në dhjetor atë vit janë nënshkruar protokollet për anëtarësim, ndërsa janë bërë anëtare më 12 mars në vitin 1999. Grupi i Vilnusit (Bullgaria, Estonia, Latvia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia) pas ftesës së Samitit të Uashingtonit në vitin 1999 kanë nënshkruar protokoll në mars të vitit 2003, ndërsa janë bërë anëtare më 29 mars 2004.

Pranim më të shpejtë kanë pasur vendet e Grupit të Adriatikut – Kroacia dhe Shqipëria. Pas ftesës së Samitit të Bukureshtit në vitin 2008, kur hyrja e Maqedonisë ishte e bllokuar nga Greqia, të dy vendet kanë marrë protokolle qasëse më 9 qershor 2008, ndërsa anëtarësim më 1 prill 2009. Anëtarja e fundit, Mali i Zi ka marrë ftesë në dhjetor të vitit 2015, protokolli është nënshkruar në maj të vitit 2016, ndërsa anëtarësimi formal është bërë në vitin 2016.