Gruevski i bën thirrje Zaevit të ndërroj mendjen dhe të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

“Mjaft ishte. Kjo krizë duhet të përfundoj. Prapa kësaj krize qëndron pafuqi, frikë, shkatërrim, opozitë e humbur në pa-idenë e vet. Kjo duhet të ndaloj” deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ai i bëri thirrje opozitës që të merr pjesë në zgjedhje dhe shprehi shpresë se kreu i LSDM-së, Zoran Zaev do të ndryshoj vendimin.

“Kjo nuk është betejë mes teje dhe atij. Është betejë për Maqedoninë. Pres Zaev sinqerisht të mendoj pa marrë parasysh mendimin e tij për mua, të ndryshoj vendimin dhe të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit” tha Gruevski.

Sa i përket akuzave të LSDM-së për mospërmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos, Gruevski tha se do të tentoj ajo të qëndroj edhe më tej e freskët.