BDI mendon për tërheqjen e ministrave nga Qeveria

Në takimin e sotëm të kryesisë qendrore të BDI-së, që tani po mbahet në selinë partiake në Reçicë të Vogël, do të debatohet për tërheqjen e ministrave të partisë nga Qeveria, thonë burime partiake për “Meta”.

Nëse kryesia qendrore merr vendim të tillë, Qeveria aktuale do të ngel pa një të tretat e ministrave.

Kjo sipas përllogaritjeve, do të thotë se duhet të formohet qeveri e re me procedurë urgjente.

Kreu i Integristëve, Ali Ahmeti sot thirri takim urgjent të kryesisë e cila do të kërkoj dalje nga bllokimi i Kuvendit, por do të diskutojë edhe për sjelljen e BESËS.