TV Shenja: Han është i shqetësuar për shkak të ngecjes së Marrëveshjes së Përzhinos

Euro- komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han ka dërguar letër deri te partitë politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos ku shpreh shqetësimin e tij për shkak të tejkalimit të afateve për zbatimin e plotë të marrëveshjes, shkruan “Tv Shenja”.

Misioni i BE-së në Shkup deri më tani nuk e konfirmoj informacionin e këtillë se Han në janar do të udhëtoj në Shkup që të lëviz përpara marrëveshjen politike e as që ka dërguar letër deri te partitë politike.