Cipras për emrin: Samaras bëri gabim historik

Aleksis Cipras akuzoi kryeministrin Andonis Samaras se për shkak të qëndrimeve të tija si ministër për punë të jashtme, Greqia është e bllokuar tanimë 20 vite në kontestin me emrin.

Lideri i partisë më të njohur majtiste në Greqi, në intervistë për emisionin “Në vetën e parë”, në televizionin “Star” theksoi se nëse politikanët grek para dy dekadave do t’i dëgjonin këshillat e SIRIZA-s, do të ishte zgjidhur kontesti edhe atë nën kushtet që Greqia i vendos sot si linja të veta të kuqe gjegjësisht emër me parashtesë gjeografike.

-Doli se SIRIZA para 20 viteve kishte të drejtë për çështjen maqedonase. Ai i cili u tregua se nuk ka të drejtë dhe në histori do të shkruhet me ngjyrë të zezë është kryeministri Andonis Samaras, i cili në atë kohë ishte ministër i punëve të jashtme. Ne që atëherë propozuam që të pranohet pakoja “Pineiro” dhe po ta kishim pranuar, kontesti tanimë do të ishte zgjidhur. Tani Greqia kërkon këtë pako gjegjësisht kërkojmë emër me parashtesë gjeografike ndërsa fqinji nuk e pranon këtë- theksoi Cipras në këtë intervistë.

Që të theksoj për shkak të Samarasit Greqia dy dekada është në situatë të palakmueshme rreth emrit, në vend që të jetë në pozitë të lakmueshme, Cipras theksoi se numër i madh i shteteve tanimë kanë pranuar Maqedoninë me emrin kushtetues, që nuk u përshtatet kërkesave dhe dëshirave greke.

-Ne nuk konsiderojmë se popujt e vendeve tjera, nga shtetet e fqinjësisë sonë janë armiq tanë- shtoi lideri i SYRIZA.