Spasovski: Për LSDM-në Marrëveshja e Përzhinos nuk është aktiv

Me vendimin e Këshillit të prokurorëve publik sot është shkelur Marrëveshje e Përzhinos dhe Ligji për prokurori speciale publike, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, para Klubit të deputetëve, ku deri më tani mbahej takimi i grupeve të punës për rregullativën ligjore.

“Ne tani po tërhiqemi nga bisedimet e konsultimeve në parti. Për ne Marrëveshja e Përzhinos nuk është aktiv. Për gjithë hapat e ardhshëm që do t’i marrim më tej, do të informoheni” deklaroi Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve, Spasovski tha se kjo deri më tani është irelevante dhe se këto nuk do të lejojnë të firmosin edhe një marrëveshje që do të jetë letër e rëndomtë.