Kuvendi votoi: Policia do të mund të përdor plumba gome

Deputetët dje në seancë parlamentare votuan ndryshimet në Ligjin e policisë, me të cilat lejohet përdorimi i plumbave të gomës në raste dhune në protesta dhe mbledhje publike.

Ndryshimet, përveç përdorimin e plumbave të gomës, parashikojnë përdorimin edhe të paralizuesve elektrik dhe shok- bombave.

Policia, me ndryshimet e reja të Ligjit, do të ketë autorizime t’i incizoj gjegjësisht të kryejë video- vëzhgim të veprimeve të qytetarëve ndërsa regjistrimet do të mund të përdoren në rast se qytetarët ankohen se ndaj tyre është vepruar në mënyrë anti- ligjore.