fbpx

PSP: Pa Ligjin e mbrojtjes së dëshmitarëve jami të pafuqishëm për disa lëndë

-

Me mos- miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, vështirohet puna e PSP-së, thonë nga Specialja pas seancës së sotme në Kuvend ku shumica në pushtet nuk i mbështeti ndryshimin në Ligjin për PSP (për vazhdimin e afatit për hetim) dhe ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Mos- miratimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve do ta vështirësoj punën tonë. Pa këtë ligj ngelim të pafuqishëm që të punojmë rreth disa lëndëve” thonë nga PSP.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, miratimi i ndryshimeve të Ligjit për PSP, me procedurë të shkurtër, e mbështetën 36 deputetë ndërsa kundër votuan 54.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE-së, pas votimit për mediat tha se deputetët e VMRO DPMNE-së sot kanë ngelur në qëndrimin paraprak se nuk do të pranojnë kurrfarë kërkese nga PSP dhe kurrfarë marrëveshje, negociata dhe vazhdime të afateve që janë jashtë Marrëveshjes së Përzhinës.

“Ai që mendon se është mbi ta, do të merr leksionin që u përmend sot” deklaroi Dimovski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.