Marrëveshja kornizë: Xhaferi do të tregoj çfarë ende duhet të bëhet

Zëvendës-kryeministri Musa Xhaferi nesër në konferencë shtypi do të zbardh disa hapa që duhet të ndërmerren për zbatim të plotë të Marrëveshjes kornizë.

Kjo temë sot është futur në bisedimet e grupeve të punës, nënshkrues të Marrëveshjes nga Przhino me kërkesë të BDI-së, mëson “Meta”.

Me kërkesë të integristëve, për rrjedhën e deritashme të zbatimit të Marrëveshjes kornizë foli edhe ndërmjetësuesi i BE-së, Piter Fejt i cili kishte prezantim voluminoz para përfaqësuesve të katër partive.

Mësojmë se partitë kanë pasur debat konstruktiv rreth Marrëveshjes kornizë dhe nuk e kanë kundërshtuar fjalimin e Fejt, i cili pas takimit nuk zbardhi detaje për atë se çfarë përmban analiza e realizimit të Marrëveshjes kornizë.

“Ishte ky një takim i grupit të aksionit të partive politike, siç parashihet nga BE. Deshëm shkurtë t’i njoftojmë liderët politik për këtë punë. Mos të ngutemi. Do të informoheni nesër ngase procesi sapo ka filluar. Të jemi të durueshëm dhe të shohim si mund të organizohet më së miri” deklaroi Fejt pas takimit.

Sot partive politike nga ndërmjetësit evropian u është prezantuar edhe plan aksionar për zgjidhjen e çështjeve të Marrëveshjes së Przhinos. Në parimi është arritur marrëveshje që deri kah mesi i tetorit të zgjidhet çështja e mediumeve ndërsa në periudhën e njëjtë është kërkuar që të gjendet zgjidhje edhe për çështjet më komplekse, para se gjithash për votimin e Diasporës.

Deri më tani, siç dihet, është arritur marrëveshje për emërimin e anëtarëve të KSHZ, që do të zgjidhen me formulën “tre plus tre plus tre” gjegjësisht tre anëtarë do të zgjidhen nga opozita, tre nga pushteti dhe tre ekspertë do të zgjidhen nga Kuvendi.