fbpx

Përfundon ekspertiza e viktimave në fatkeqësinë ajrore, tani pritet të konfirmohen identitetet

-

Obduksioni i trupave të udhëtarëve të vdekur në fatkeqësinë ajrore në afërsi të f. Kozhle ka përfunduar, bën të ditur “Telma”.

Ekspertiza ka treguar se vdekja ka ngjarë shpejtë ndërsa viktimat kanë pasur dëmtime të rënda mekanike të shkaktuar nga rënia e avionit.

Familjarë të të vdekurve pritet të arrijnë në Shkup dhe me ndihmën e DNK-së do të konfirmohet identiteti i të vdekurve.

Gjashtë persona, pesë burra dhe një grua humbën jetën në fatkeqësinë ajrore me avionin “paper” që më 6 shtator u rrëzua në afërsi të aeroportit “Aleksandri i Madh” në fshatin Kozhle.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.