Gjendet një mjet shpërthyes para Qeverisë

Një shkupjan para dy javëve ka gjetur mjet shpërthyes – minë me shenjën AGL 30 mm, para Qeverisë së R. së Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga MPB, pardje pasdite në stacionin policor në Kisela Vodë rastin e ka denoncuar C.D (1952) nga Shkupi, i cili ka thënë se mjetin e ka gjetur tek kafeneja “Kaj Zhabarot”, që është menjëherë afër Qeverisë, në bregun e Vardarit.