Presione për protestat e nxënësve të shkollave të mesme të Tetovës

-

“Stop testimit ekstern” dhe “Jo për testimin në matematikë” njoftuan sot nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës në marshin të cilin “Plenumi i shkollave të mesme” e organizoi për shkak të mënyrës së re të testimit të maturës shtetërore.

Marshin e mbështetën rreth  200 nxënës.

Ata së pari u tubuan në qendrën e qytetit, ndërsa pastaj vazhduan të marshojnë kah rrugët Todor Cipovski-Merxhan dhe Ivo Lola Ribar, deri te Universiteti i Punëtorëve ku gjinden zyrat e Ministrisë së Arsimit, Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe të Inspektoratit të arsimit.

Nxënësit e shkollave të mesme deklaruan se kanë pritur masë më të madhe të marshit të shkollave të mesme dhe se kanë pasur presione që të mos dalin, kryesisht nga drejtorët e shkollave.

Për nesër, plenumi i shkollave të mesme lajmëron marsh të shkollave të mesme në Shkup edhe në shumë qytete të tjera të Maqedonisë.