Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje përfundimtare

Të gjitha partitë kanë qëndruar në qëndrimet e tyre.

Liderët e LSDM, VMRO DPMNE, BDI dhe PDSH, Zoran Zaev, Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi të hënën do të takohen sërish ndërsa deri atëherë do të punohet rreth kornizës së marrëveshjes.

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav lëshuan takimin pa u prononcuar.

“Sot treguam se jemi për demokraci. U morëm vesh për kornizë, për vazhdimin e bisedimeve. Nuk u distancuam nga kërkesat tona sepse janë të arsyeshme- tha Zaev dhe edhe njëherë bëri thirrje për protesta të qeta.

Gruevski tha se është biseduar për disa tema dhe se ka pasur më shumë propozime. Ai konfirmoi se të hënën do të ketë edhe një takim liderësh.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime. Kemi biseduar për disa tema dhe është vështirë në këtë moment të thuhet nëse bisedimet kanë qenë të suksesshme, deklaroi Gruevski.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse do të jep dorëheqje ai tha se populli vendos në zgjedhje kush do të jetë kryeministër.

Zëdhënësit e BDI-së dhe PDSH-së Artan Grubi dhe Luan Tresi përshëndetën fillimin e dialogut politik.