MPB zbulon: Me “atë me shkronjën M” voziten Ivanovi, Veljanovski, Dimitrievski dhe mysafirë të lartë

Mercedesi i blinduar i blerë në vitin 2012 për 600.000 euro për të cilin PSP hapi rastin “Tanku” gjendet në Qeveri dhe, siç thonë nga MPB për “Meta”, përdoret si “automjeti kryesor për mysafirët e lartë të delegacioneve të huaja”.

odgovor mvr
Përgjigja e MPB-së në pyetjen: A përdoret automjeti, kush e përdor dhe ku ruhet? (Klikoni për version më të madh)

“Mercedesi i blinduar përdoret kryesisht si automjet kryesor për delegacionet e huaja gjatë vizitës së tyre në Maqedoni e të cilët sigurohen me masa të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë (presidentë të shteteve, kryeministra të Qeverisë, zv/ presidentë, zv/ kryeministra të Qeverisë, etj)- thuhet në përgjigjen e MPB-së në pyetjet tona: A përdoret automjeti, kush e përdor dhe ku ruhet?

Nga MPB thonë se Mercedesi shpesh përdoret edhe “në raste kur për shkak të makinave të vjetruara të blinduara me të cilat barten presidentit i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri” s’mund t’u përgjigjen standardeve të sigurimit dhe Vendimi për sigurimin e personave dhe objekteve.

Në gjuhën tonë, do të thotë se me “atë me shkronjën M” prej 600.00 euro voziten Gjorgje Ivanov, Trajko Veljanovski dhe Emil Dimitriev, nëse sigurimi i tyre vlerëson se ashtu duhet.

Më 24 janar, PSP kumtoi se ka hapur lëndën “Tanku” ku dyshohen dy persona, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën shkurt/ tetor 2012 për “ta plotësuar dëshirën e kryeministrit të atëhershëm” (Nikola Gruevski, v.j) për furnizim me “automjet special”.

Në bombën 31 që LSDM e publikoi më 13 maj 2015, në bazë të cilës PSP hapi hetimin, për blerjen e Mercedesit flasin kryeministri i atëhershëm Gruevski dhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska.