Mogerini në vizitë disaditore në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federika Mogerini nesër pasdite do të arrijë për vizitë disaditore në Maqedoni në suazat e mini- turneut nëpër shtetet e Ballkanit.

Mogerini para vizitës deklaroi se mini- turneu i saj në Ballkan është për qëllim që të sigurohet se “vendet nuk janë zmbrapsur nga procesi i integrimeve në BE”.

“Për B E-në, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajon që është në zemrën e Evropës, është prioritet kyç. Punoj që të shoh se çdo ditë partnerët e Ballkanit Perëndimor lëvizin drejt reformave, lëvizin drejt BE-së. Bashkëpunimi rajonal dhe raportet e mira fqinjësore edhe më tej janë thelbësore në këtë kontekst”, tha Mogerini.

Shefja e diplomacisë evropiane prej sot e deri më 4 mars do t’i vizitoj Shqipërinë, B e H, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Gjatë vizitave, Mogerini do të takohet me krerët e shteteve si dhe përfaqësuesit e partive politike dhe parlamenteve.