Komisionit Evropian tani për tani nuk konfirmon nëse liderët politik të premten në Vjenë do të kenë takohen me treshen evropiane, Uajgl, Kukan dhe Houit dhe euro- komisari për zgjerim, Johanes Han.
“S’mund të konfirmojmë takimin, por komisari Han është në kontakt të vazhdueshëm me liderët politik, euro deputetët dhe delegacionin e BE-së dhe partnerët kyç siç janë SHBA, që të bisedojmë për mënyrën e zgjidhjes së krizës dhe të sigurojmë se liderët do të vazhdojnë të zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos” thotë Kocijançiq.
Megjithatë, zëdhënësja e Han nuk përjashton mundësinë për takim.
“Ku dhe kur nuk saktësohet ende. Komisari Han është i gatshëm të takohet me liderët. Ata duhet të tregojnë gatishmëri që të kthejnë rrugën euro- atlantike” shtoi Kocijançiq.