Zaev bëri thirrje për protestë mbarëpopullore më 17 maj në Shkup

Lideri opozitar, Zoran Zaev dje, pas marshit protestues në Kavadarë i cili siç tha, është i fundit në qytetet brenda vendit, paralajmëroi dhe bëri thirrje për protestë të madhe mbarëpopullore më 17 maj në Shkup.

“Këtu në Kavadar mbarojnë protestat nëpër qytetet e  Maqedonisë. Por, ka edhe pse. Këtu e shfrytëzoj rastin t’ju ftoj të gjithë, tërë popullin tonë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë e vllahë. I ftoj të gjithë partitë politike dhe shoqatat civile, punëtorë, bujq, mjekë, profesorë e arsimtar, të gjithë që dinë se është koha e duhur për të ndërmarrë hapa, për protestë të madhe mbarë- popullore, të dielën, më 17 maj në kryeqendrën e R. së Maqedonisë, në Shkup. Ju ftoj të gjithë nën flamurin e Maqedonisë”, tha Zaev.