Nesër do të mbahet debat publik për Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike


       

Komisioni për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nesër do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike.

Në debat do të marrin pjesë anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, media, portalet, shoqatat e gazetarëve, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të organizatave joqeveritare.

Në debatin publik, do të marrin pjesë edhe deputetët anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, Komitetit të përbashkët parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, si dhe të Këshillit Nacional për Eurointegrime,

Procedura për miratimin e ndryshimeve të reja ligjore filloi më 14 korrik të vitit të kaluar, me debatin e parë publik, e prej atëherë u mbajt edhe një debat dhe një sërë konsultimesh. Qeveria më 20 shkurt të këtij viti e miratoi versionin përfundimtar, të cilin pastaj ia dërgoi Kuvendit.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.