Zaev: dialogu pa ndërmjetësues nga Brukseli është mision i pamundur

Lideri i opozitës në konferencën e sotme për shtyp publikoi edhe bisedë mes Mile Janakieskit dhe gruas së tij. Në bisedë Janakieski i flet asaj, duke u shtirur se kinse po flet kinezisht, duke aluduar për bisedimet me kinezët. Janakieski thotë se duhet t’i përcjellë kinezët dhe se është shumë i lodhur.

Në pyetjen në Zaev mendon se po humb besimin e qytetarëve shqiptarë duke fshehur bisedat e partive shqiptare, lideri i LSDM-së u përgjigj se do të publikojnë çdo gjë që kanë. Zaev premtoi se do të publikojnë çdo gjë që kanë, pa marrë parasysh cila palë për çfarë është e interesuar.

Lidhur me pronën në Greqi, Zaev tha se nuk dëshiron të komentoj për pronën e kushërinjve të tij.

-Unë, çdo gjë që kam, është këtu në Maqedoni. Për prona do t’i pyetni patriotët nga klika e VMRO DPMNE-ja të cilët kanë prona në Greqi- deklaroi Zaev.

Në pyetjen nëse do të publikoj biseda mes funksionarëve opozitar, Zaev tha se një prej hapave të radhës do të jetë dëshmi se në çfarë ka qenë e eksponuar opozita nga ana e pushtetit.

Në lidhje me dialogun në Bruksel, lideri i LSDM-së opozitare tha se është i pranueshëm dhe se është e pamundur të vendoset dialog pa komunitetin ndërkombëtarë.

-Qëndrimet tona janë të qarta. Duam t’i ofrojmë mundësi dialogut- tha Zaev.

Në pyetjen çfarë do të ndodh nëse dëshmohet se Zaev është përgjegjës, kryetari i LSDM-së u përgjigj se “po dëgjohet e keqja që është bërë nga ana e pushtetit”.

-Mendoni se lideri i opozitës pa dëshmi për atë se kush dhe si e ka bërë, a do të del kështu para opinionit? Nuk ka dyshim kush e ka bërë këtë. Megjithatë, jam i gatshëm të mbaj edhe përgjegjësi nëse  del e kundërta- tha Zaev.

Ai tha se regjistrimi, shtresimi i opozitës dhe rasti “Monstra” janë të rëndësishëm dhe se qytetarë do ta dinë të vërtetën.

-Kemi dokumente që konfirmojnë çfarë ka ndodhur gjatë regjistrimit- deklaroi Zaev.