Votuesit kontestues mund të paraqiten në KSHZ prej nesër deri më 19 gusht

KSHZ nesër në ueb faqen zyrtare do t’i publikoj emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve kontestues dhe ata do të ketë afat prej 25 ditëve që të shkruhen në listën e zgjedhësve, vendosi Komisioni në seancën e sotme.

Regjistrimi do të bëhet personalisht, me dorëzimin e letërnjoftimit apo pasaportës në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe zyrat e Drejtorisë për librat amë ndërsa në ueb faqen e KSHZ-së do të vendoset edhe aplikacioni për paraqitje elektronike.

Paraqitja do të zgjat deri më 19 gusht, çdo ditë prej orës 8 e 30 deri 19:00.

Pas përfundimit të këtij afati, KSHZ do të ketë edhe 10 ditë në posedim që të mund të bëj kontrolle shtesë apo personalisht të kontaktoj me votuesit.