Numri i refugjatëve që e kanë kaluar Mesdheun që të arrijnë në Evropë, kalon shifrën prej 300 mijë për këtë vit, njofton Agjencia për refugjatë e KB-së, UNHCR.

Prej këtij institucioni thonë se kjo është për 219 mijë më shumë se tërë vitin 2014. Më shumë se 2500 persona këtë vit kanë vdekur duke kaluar Mesdheun, duke mos i përfshi rreth refugjatët e fundit që janë zhytur në afërsi të bregut të Libisë në 24 orët e fundit.