Shtëpia e shëndetit në Ohër me mjete të veta ka blerë automjet të ri për Ndihmën e shpejtë mjekësor. Siç informojnë nga Ministria e shëndetësisë, autoambulanca e re është me pajisje të plotë mjekësore dhe vlera totale e automjetit është 4,6 milionë denarë, transmeton META.mk.

Ekipet mjekësore nga Ohri janë ripërtëri edhe me automjet të ri për shërbim patronazhi. Janë blerë uniforma dhe mbathje pune për punonjësit, ndërsa Shtëpia e shëndetit në Ohër ka pranuar edhe dy EKG aparate, karrige stomatologjike, sterilizator, aparate për tension të gjakut dhe numër më të madh stetoskopësh.

Në Shtëpinë e shëndetit në Ohër në periudhën e kaluar janë realizuar 16 punësime, nga të cilat tetë janë në kohë të papërcaktuar, derisa tetë personave tjerë, në periudhën në vijim, marrëdhënia e punës do t’iu transformohet nga marrëdhënie në kohë të caktuar në marrëdhënie pune në kohë të papërcaktuar.