Shilegov : Pushteti ka shpenzuar nga 5000 euro për metër katror për “Shkupi 2014”

Nikolla Gruevski, Zoran Stavrevski, Elizabeta Kançeska- Milevska nuk janë askund për të na shpjeguar se si mundet për gjashtë garazhe në kat Qeveria ka shpenzuar diku 80 milion euro, akuzoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. “Do të fshihen, kur asnjë logjikë e shëndoshë nuk mund ta shpjegoj faktin se për një vend parkingu janë shpenzuar 50. 000 euro”, theksoi Shilegov.

-Hajde të shohim sa kanë shpenzuar për një metër katrorë për objektet me fasadë gipsi. Deri në 5500 euro të pabesueshme për metër katrorë. Objekti i Teatrit të Vjetor është ndërtuar në 7200 metër katror. Për të janë shpenzuar 39 milion euro, që do të thotë se për metër katrorë janë shpenzuar 5000 euro. Për Muzeun e VMRO-së, janë shpenzuar 3000 euro për metër katrorë ndërsa shumë të ngjashme paguajmë për Filarmoninë dhe Arkivin e shtetit. Një metër katrorë në AKE kushton 3000 euro të pabesueshme. Vetëm për krahasim, një çmim mestar i banesës në Shkup sipas Entit shtetërorë është 900 euro për metër katror- akuzon Shilegov.

Ai pyet, nëse kihet parasysh se çmimi ndërtimor i banesave është 300 deri 500 euro për metër katror, çfarë ka bërë pushteti për 3000 deri 4000 për një metër katror.