LSDM:Gruveski lëshon pe nga presion që nga aferën e përgjimit

Nikolla Gruevski për ta zbutur dëmin nga bomba e publikuar ku në bisedën e përgjuar mes Jankullovskës dhe Stavrevskit dëgjohet sesi janë punësuar njerëz me intervenimin e kryeministrit dhe se si nuk janë realizuar intervenimet e ministrave, qeveria vendosi në mënyrë të përshpejtuar të punësojë mijëra qytetarë, akuzoi LSDM-ja opozitare. Sipas saj, skandali i përgjimit të më shumë se 20 mijë qytetarëve, të paktën e ndërpreu lojën e pushtetit që po bën me këta njerëz. Për LSDM-së, punësimet e paralajmëruara në faza, lënë përshtypjen se ato 2 mijë personat tjerë do të mbahen në “vend numëro” dhe me këtë do të kërcënohen që të votojnë për VMRO-DPMNE-në.

“Në interes të opinionit tregojmë se këto punësime do të realizohen pa konkurs, sepse bëhet fjalë për persona tashmë të angazhuar nga ky pushtet me kontrata të ndryshme dhe si vullnetarë. Pasi punësimet do të realizohen para se të hynë në fuqi ligjet e reja për administratë, kjo do të thotë se për ata nuk do të vlejnë kriteret e rrepta që i kërkon ky ligj, përfshi këtu edhe diploma të shtrenjta për njohjen e gjuhës angleze dhe ngjashëm. Ky hap i Nikolla Gruevskit është korrupsion klasik”, tha Lupço Nikollovski  nga LSDM-ja.