PSP kërkon vazhdimin e arrestit shtëpiak të Taleskit

-

Pas bisedës së djeshme informative të kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski, Prokuroria speciale ka dorëuar kërkesë deri në Gjykatën penale për vazhdimin e arrestit shtëpiak, konfirmojnë nga PSP për “Meta”.

Taleskit sot i përfundon arresti shtëpiak ndërsa iu përcaktua si masë kujdesi më 15 qershor. Pritet Gjykata penale të del me qëndrim sot lidhur me kërkesën e PSP-së.

Kryetari Taleski dje ishte për bisedë informative në PSP pasi ai dhe 22 persona tjerë ngarkohen për keqpërdorimin e transportit të nxënësve në vlerë prej 360.000 euro në rastin “Transporter”.

Nga dëshmia e tij varej nëse PSP do të kërkoj vazhdimin e arrestit shtëpiak.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Taleski deklaroi se bëhet fjalë për procedurë të imponuar dhe në bazë të një incizimi është bërë fushatë politike ndaj tij.