Partitë firmosën Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Partitë sot firmosën Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, sipas dispozitave të Kodit zgjedhor.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski theksoi se zgjedhjet që janë korrekte, demokratike dhe respektojnë parimet demokracisë dhe sundimit të mirëfilltë kontribuojnë për zhvillim demokratik të shoqërisë.

“Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje me aktivitetet e tyre vendosin fundamentin e demokracisë dhe kontribuojnë për ndërtimin e besimit në sistemin zgjedhor të Maqedonisë” theksoi Çiçakovski.

Kodin e kanë firmosur kreu i DPMNE-së, Nikolla Gruevski,, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, Izet Mexhiti nga BDI, Menduh Thaçi në emër të PDSH-së, Gëzim Ostreni nga koalicionit “Aleanca për shqiptarët”, Ivon Veliçkovski nga PL, Stojançe Angelov nga Dinjiteti, Pavle Trajanov nga LD, Bilal Kasami nga Besa, Zdravko Saveski nga E Majta dhe Muhamed Halili nga PDP.

Në nënshkrimin e Kodit morën pjesë ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe si dhe zv- ambasadori i BE dhe shefi i misionit të OSBE/ ODIHR.