Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi, sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të personave të verbër ose Ditës së Shkopit të bardhë, mori pjesë në inaugurimin e godinës së re shkollore të shkollës shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi në të shikuaritt „ Dimitar Vllahov” në Shkup.
– Objekti i ri përfshinë një sipërfaqe prej 463 metra katrorë është donacion i Komandës Evropiane të Armatës së SHBA – së, e cila për këtë projekt ka ndarë rreth 363 mijë dollarë. Me ndihmën e miqve tanë nga Ushtria e Shteteve të bashkuara të Amerikës, nxënësit fituan objekt bashkëkohorë, të pajisur me të gjitha mjetet ndihmëse dhe vizuale. Lëvizja nëpër objektin shkollorë do t’iu lehtësohet nxënësve, sepse ajo është pajisur me rrugë daktile ( të prekshme), apostafat për personat me vështirësi në të shikuarit, theksoi ministri Ademi.
Ambasadori i ShBA-së, Xhejs Bejli tha se objekti dedikohet për përmisimin e kushteve ku do të mësojnë nxënësit dhe kushtet ku do të punojnë mësimdhënësit.
Kryeministri Nikolla Gruevski shprehu kënaqësinë që në ditën e të verbërve hapet objekt i pajisur me të gjitha standardet për personat me shikim të dëmtuar,
Nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Lidhjen e Personave të Verbër, pas nesh kemi shumë projekte që dëshmojnë në kujdesin tinë dhe vullnetin e sinqertë, për përmisimin e pozitës dhe lehtësimin e jetës së këtyre personave. Për këtë shkollë nëpërmjet projekt të Qeverisë për ndërtimin e 145 sallave sportive, është paraparë edhe ndërtim i ri një salle sporte- tha Gruevski.