Maqedonia edhe më tej “zihet” çfarë të thotë zyrtarisht për deklaratën e Ramës për NATO

Institucionet shtetërore të ngarkuara për politikën e jashtme të Maqedonisë edhe më tej nuk kanë qëndrim rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili paralajmëroi veto të mundshme për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Në MPJ thonë se po analizohet deklarata e Ramës. Pa përgjigje për çështjen janë edhe nga kabineti i Gjorgje Ivanov. Prej atje thonë se nëse ka reagim, do të prononcohen në mënyrë përkatëse.

Nga ARM dje për “Meta njoftuan se kjo është çështje politike dhe se për përgjigje na drejtuan tek politikanët.

“Ne nuk duam të komentojmë politikan. Vetëm do të them se ARM i ka plotësuar standardet për hyrje në NATO. Vet qasja në këtë organizatë është vendim politik. Çfarë është kërkuar prej nesh është përmbushur- deklaroi koloneli Mirçe Gjorgovski, zëdhënësi i Shtatmadhorisë së ARM-së.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në takimin rajonal të ministrave për luftën kundër terrorizmit, dje deklaroi se Maqedonia duhet të hyj në NATO, por jo pa kushte apo për shkak të përleshjeve ushtarake.

“Maqedonia s’mund të bëhet vend- anëtarë i NATO-s pa garanci të Marrëveshjes kornizë të Ohrit- deklaroi Rama.

Ky është kërcënimi i tretë për veto për pranimin e Maqedonisë në Aleancë, pas Greqisë për emrin dhe Bullgarisë për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë.