Euro- deputeti dhe korrespondenti special për Shqipëri, Knut Flekenshtejn sot sërish i bëri thirrje Partisë Demokratike (PD) që të ndërpres bojkotin dhe të mos e bllokoj punën e Parlamentit.

Flekenshtejn në konferencë shtypi deklaroi se zgjedhjet janë të rëndësishme për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe s PD duhet të ndalojë me “përrallat për Sorosin”.

Ai theksoi se ka respekt të madh për Sali Berishën (ish lideri i PD-së, kryeministër dhe president), por kërkoi nga ai “të ndaloj me tregimin e përrallave për Sorosin” sepse ka dëgjuar se tregime të tilla përhapen edhe në Maqedoni. Ai theksoi se nga përvoja, “vetëm të dobëtëve u duhen këto tregime” ndërsa ai thotë se “Berisha nuk është dështak”.

Ai më tej tha se institucionet e BE-së nuk mendojnë se është në rregull bojkoti i Parlamentit, në veçanti që elektorati ka votuar deputetët që t’i përfaqësojnë interesat e tyre.

Berisha paraprakisht deklaroi se Sorosi ka korruptuar disa institucionet në Shqipëri. Lidhur me komentet e Flekenshtejn, ai tha se janë të pabaza dhe se ai ka dënuar veprimin e Sorosit në Shqipëri sipas dokumenteve të paraqitura para do kohe.