Ivanov: Zaev bën thirrje për skenar ukrainas dhe dhunë

Zoran Zaev është ai që bën thirrje për skenar ukrainas, dhunë dhe e krahason gjendjen në vend me atë të Sirisë. Këtë sot e deklaroi presidenti Ivanov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për thirrje që dje deri tek ai e dërgoi kreu i LSDM-së, që t’i publikoj të dhënat e kundërzbulimit për përgatitjen e luftës civile në vend.

“Zoran Zaev është ai i cili bën thirrje për skenar ukrainas dhe dhunë. Ai e krahason gjendjen në vend me atë të Sirisë. Ai është pjesëmarrës në rastin “Puçi” dhe në gjykatë duhet t’i tregojë dhe t’i pranoj të gjitha faktet për këtë rast”- deklaroi Ivanov.

I pyetur për sulmin e grupit prej 40 personave në territorin e vendit, Ivanov tha se ai informacionin e ka ndarë në opinion para disa muajve dhe se bëhet fjalë për grup më të madh që ka pasur për qëllim ndarjen e një pjese të territorit të Maqedonisë.