IRI: Mos-stabiliteti politik në Maqedoni në rritje

nstituti Ndërkombëtar Republikan, me bazë në Washington sot ka publikuar razultatet e një hulumtimi të kryer në mbarë vendin në prill të këtij viti. Sipas tyre politika jostabile në Maqedoni është në rritje, kurse besimi në institucionet demokratike është në rënie, njofton “Zëri i Amerikës”.

Sipas sondazhit 20 përqind mendojnë që sot Maqedonia është më pak stabile se sa një vit më parë. 12 përqind janë të bindur se Maqedonia po lëviz në drejtim të gabuar krahasuar me muajin janar të këtij viti. Hulumtuesit e IRI-it thonë se pesimizmi rreth situatën politike duket të jetë shkaktuar nga sjellja e qeverisë në lidhje me skandalin e përgjimeve që u publikuan në vitin 2015. 64 përqind e të anketuarve shprehën mospajtueshmëri të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për falje të zyrtarëve të përfshirë në këto kundërshtime, dhe 63 përqind mbështesin punën e Prokurorisë speciale publike që është duke i hetuar rastet e dalura nga përgjimet.

Hulumtimi ka përfshirë 1.104 persona, të intervistuar ballë për ballë.