Nisma “Drejtësi sociale tani” vazhdon karvanin në Manastir dhe Prilep

Lajmet për (pa)drejtësi sociale në qytetin e tyre, qytetarët e Manastirit do të kenë mundësi t’i shikojnë drejtpërdrejtë në Shtëpinë e oficerëve, para përmendores Stiv Naumov më 17 qershor prej orës 20 e 30 ndërsa qytetarët e Prilepit më 18 qershor tek “Kamena Bina” përballë “Reklami” prej orës 20.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Manastirit dhe Prilepit si dhe mediumeve lokale që të vijnë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për ndarjen e mendimeve të tyre, qëndrimeve dhe përvojave personale si dhe padrejtësive në mikrofonin e hapur”, thonë nga “Civil”.

“Drejtësi sociale tani” anëtarë të cilës janë “Civil”, “Platforma maqedonase kundër varfërisë”, aktivist për të drejtat e njeriut si dhe ekspertë është nismë e organizatave të shoqërisë civile të prekur me problemet në rritje në sferën e drejtësisë sociale në Maqedoni.

Aktivitetet e nismës përbëhen në përforcimin e vetëdijes publike dhe përfaqësimin e të drejtave punëtore, sindikalizmit, përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e tyre dhe zbatimin e plotë të tij.

Nisma mbështetet nga Fondacioni “Fridrih Ebert”.