Han dhe treshja evropiane të martën vjen në Maqedoni, konfirmon Kocijançiq

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han të martën do të udhëtoj në Shkup, së bashku me tre euro- deputetët Eduard Kukan, Ivo Uajgl dhe Knut Flekenshtajn, konfirmoi sot zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.

“Siç mund të shihni në agjendë, komisari Han të martën më 21 mars do të udhëtoj në Shkup, së bashku me tre euro- deputetët që i njihni mirë, Flekenshtajn, Kukan dhe Uajgl. Ata së bashku do të takohen me përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare si dhe me presidentin (Gjorgje) Ivanov. Ata do ta përsëritin mesazhin e fuqishëm të BE-së që të respektohen rezultatet zgjedhor dhe të mundësohen proceset demokratike të vazhdojnë dhe shpejtë të formohet qeveria me çka do të vazhdohej zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës”, tha Kocijançiq.

Ajo përkujtoi se mbrëmë, në Samitin e gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, Han ka theksuar domosdoshmërinë për bashkëpunim rajonal duke paralajmëruar rrezikun  e ngritjes së tensioneve, përfshirë edhe ato ndëretnike, me deklarata dhe veprime që mund t’i thellojnë marrëdhëniet të mira fqinjësore.

Në pyetjen nëse po përgatitet Përzhino 3, Kocijançiq theksoi se qëndrimi i Komisionit është se Marrëveshja e Përzhinës duhet të zbatohet tërësisht.

“Konsiderojmë se krahas gjërave që duhet të ndodhin është ajo që Marrëveshje e Përzhinës, siç e dini duhet të zbatohet” tha Kocijançiq.