Kozias javën e ardhshme në takim me Kerin, Nimicin dhe Ban Ki Munin

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias të dielën do të ketë vizitë njëjavore në SHBA, ku do të realizoj takime të shumtë lidhur me raportet maqedonase- greke dhe kontestin me emrin.

Stacioni i parë i Kozias do të jetë Uashingtoni, kur do të takohet me sekretarin shtetëror amerikane Xhon Keri, me të cilin pritet të bisedoj për të gjithë çështjet e interesit dypalësh dhe ndërkombëtarë ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në agjendën e bisedave të jetë edhe kontesti i emrit.

Pas Uashingtonit, ministri grek do të niset në Nju Jork, në takime të rëndësishme në Kombet e Bashkuara.

Kozias të premten më 24 prill do të takohet dhe do të ketë bisedime edhe me sekretarin e përgjithshëm Ban KI Mun ndërsa më pas edhe me ndërmjetësin Metju Nimic.

Takimet e Kozias me Nimicin dhe Ki Munin pritet të jenë një lloj njoftimi dhe prezantimi të pozicioneve të qeverisë së re ndërsa para Nimic pritet të prezantohet nisma e re dhe momenti i ri në bisedimet gjegjësisht negociatat për masat e ndërtimit të besimit mes dyja palëve.

Gjatë vizitës në Uashington, Kozias do të takohet edhe me këshilltaren e sigurisë nacionale, Suzan Rajs dhe me senator të shumtë ndërsa takimet do të ketë edhe me përfaqësues të diasporës greke dhe organizatat amerikane- hebraike.

M.P