Gruevski: Tani për tani nuk do të kthehem në funksionin e kryeministrit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, thotë që tani për tani ka vendosur që të mos kthehet në funksionin e kryeministrit sepse nuk do që të keqkuptohet, gjegjësisht nuk do t’i thonë se taktikat i ka bërë  vetëm për interesa personale.

“Nëse kthehem tani në funksion, shumë njerëz do të mendojnë se ndoshta e dërgoj vendim në ndonjë rrezik që të bëhem kryeministër. Ajo për mua nuk është prioritet. Për mua është prioritet suksesi si partiak, ashtu edhe shtetëror. Nëse kontribuoj edhe pak që të ulen tensionet në shoqëri, ajo do të ishte edhe më mirë”, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në pjesën e katërt të ashtuquajtur “mega intervsitë” në “Telegraf”.

Përndryshe, intervistat e Gruevskit për portalin të njohur si të afërt me VMRO-DPMNE-në  “Telegraf në gjuhën maqedonase”, kanë shkaktuar reagime të shumta në lidhje me sulmet e tij, ndaj sektorit civil dhe Prokurorisë Speciale.