“Nëse nuk të pëlqen porosia vrite tellallin”, ishte përgjigja e lehtësuesit belg Piter Vanhojte në pyetjen e gazetarëve për retorikën e mbrëmshme të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ku ishte përmendur edhe emri i tij.
Ndërkaq, anëtarët e partive politike dhe gupet e punës sot pasdite sërish u takuan në Klubin e Deputetëve që të bisedojnë për reformat në media dhe për metodologjinë e pastrimin e listës zgjedhore.
Përfaqësuesit e partive politike kanë nisur takimin, ora 17 ashtu siç ishte paralajmëruar. Vahnojte para takimit deklaroi se sot do të shqyrtohen propozimet e reja për Ligjin për media.
-Sot kemi një takim ku do të shqyrtojmë propozimet e reja të mediave dhe shpresoj se do të kemi progres. Këto janë propozime që që do t’i jep VMRO- DPMNE-në e janë përgjigje e propozimeve të mëparshme të LSDM-së. Akoma nuk kam parë propozimet dhe nuk e di ç’përmbajnë për të gjithë do të jenë surprizë- tha Vanhojte.