Përfaqësuesit e partive politike, anëtarë të grupeve të punës sot në ora 17 në Klubin e Deputetëve do të takohen me ndërmjetësuesin Piter Vanhaute.
Në takim do të bisedohet për metodologjinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor që duhet të përdorë për pastrimin e listës zgjedhore dhe rregullimin e mediave.
Takimi i fundit me grupet e punës ishte të enjten e kaluar, mirëpo partitë nuk arritën asnjë progres.