Talat Xhaferi emërohet për kryetari kuvendi, protestuesit futen në institucionin ligjvënës

Shumica parlamentare sot pasdite ka zgjedhur deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të ri të Kuvendit të RM-së.

Kryesues i seancës konstituive ishte deputeti Ferid Muhiq, si deputeti më në moshë në Kuvend sepse më i moshuari Branko Manojlovski, nuk ishte prezent. Muhiq për zëvendës të tij zgjodhi Goran Misovskin dhe Xhevat Ademin ndërsa zgjedhjen e Xhaferit për kryesues e udhëhoqi Misovski ndërsa në prapavijë në sallën plenare, deputetët e VMRO DPMNE-së brohoritnin “kjo është puç” dhe “turp” duke kënduar himnin e Maqedonisë.

Pasi i emëruar me 61 vota “për”, Xhaferi dha deklaratë solemne dhe firmosi, pas çka u drejtua në gjuhën shqipe. Për zgjedhjen e Xhaferit nuk votuan deputetët e Besës dhe PDSH-së.

Pas emërimit të tij, qytetarët që protestonin nën patronazhin e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” dhe që ishin para hyrjeve kryesore të Kuvendit, u futën brenda.

Policia rreth godinës së Kuvendit tash për tash është në numër të vogël, por sipas të dhënave jozyrtare, njësitet speciale me autoblinda janë drejtuar drejt Parlamentit.