Nuhiu ka dorëzuar kërkesë në Qeveri që të shkarkohet Mitko Çavkov


Shkup, 3 Maj, 2017 - 14:05 (META) 

Kthim mbrapa nuk ka, çështjet patjetër të zbardhen deri në fund dhe secili patjetër të jep llogari për veprimet e tij, ka thënë ministri i brendshëm Agim Nuhiu, në konferencën e sotme në MPB, ku tha se pranë Qeverisë ka dorëzuar kërkesë që të shkarkohet Mitko Çavkov nga funksioni i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike dhe porositi se ka formuar shtab operativ që do ta kontrollojë përgjegjësinë e të gjithë pjesëtarëve të MPB-së të përfshirë në intervenimin të enjten e kaluar gjatë kaosit, tërbimit dhe rrahjes në Kuvendin e Maqedonisë.

“Një pjesë e strukturave të MPB-së i shkaktuan shumë dëm vendit tonë dhe vlerave demokratike. Ajo që ndodhi të enjten është e keqe e madhe dhe për ta përmirësuar dëmin, duhet kohë dhe angazhim jo vetëm nga MPB, por edhe nga prokuroria publike dhe gjyqësori”, ka thënë Nuhiu në fillim të konferencës për shtyp.

Ai vuri në dukje se pranë Qeverisë ka dorëzuar propozim për shkarkimin e Çavkovit nga posti i drejtorit të BSP-së ndërsa me urdhër me shkrim, për koordinator të shtabit operativ e ka emëruar Goranço Savovskin, këshilltar shtetëror në BSP.


Nuhiu: MPB dhe Çavkovi janë përgjegjës për dhunën në Kuvend, unë tërhiqem


Shkup, 28 Prill, 2017 - 14:37 (META) 

Ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu ka dënuar ngjarjet që ndodhën mbrëmë në Kuvend dhe ka thënë se një pjesë e strukturave të MPB-së nuk e kanë kryer punën, për çka do të duhet të japin përgjegjësi.

Ai thotë se si ministri ka insistuar që të formohet një shtab operativ prej kur kanë filluar protestat ndërsa në të janë përfshirë zyrtarë të lartë të MPB-së.

“Shtabi operativ kishe përgatitur plane për tre situata të supozuara. Për protesta të qeta, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për zgjedhjen e Qeverisë. Për udhëheqës i shtabit u zgjodh kryetari i BSP-së, Mitko Çavkov. Dua ta njoftoj opinionin se dje nga përshkallëzimi e deri më ora 20, udhëheqësi i shtabit Çavkov nuk ishte i kapshëm, edhe pse e kam kërkuar përmes telefonit personalisht”, ka thënë Nuhiu.

Ministri i brendshëm vuri në dukje se “fatkeqësisht është e qartë se në MPB ka ndikim nga strukturat politike”.

“Ndjej përgjegjësi morale sepse për këto katër muaj nuk arrita të shpërqendroj vëmendjen e politikës nga pozicionet udhëheqëse dhe do të kërkoj tërheqjen time, por ju siguroj se do të bëj çmos për krijimin e kushteve për kalimin e pushtetit”, shtoi Nuhiu.

 


Çavkov: Deputetët nesër do të kenë qasje të papenguar në Kuvend


Shkup, 20 Mars, 2017 - 17:18 (META) 

Deputetët nesër do të kenë qasje të papenguar në Kuvend, deklaroi për “Dojçe Vele”, drejtori i Byrosë së sigurisë publike (BSP), Mitko Çavkov.

Nesër më ora 12 në Kuvend pritet të mbahet koordinimi i partive parlamentare politike për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërim, si bazë për vazhdimin e seancës konstituive për emërimin e kryetarit të Kuvendit.

Nesër në mesditë në vend do të arrijë euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe treshja evropiane Ivo Uajgl, Eduark Kukan dhe Knut Flekenshtejn.

Ai në pyetjen nëse policia garanton se deputetët nuk do të pamundësohen të futen apo të dalin nga Kuvendi, duke pasur parasysh se pjesëmarrësit e protestave do të bllokojnë hyrjet në këtë institucion ligjvënës, Çavkov ishte i prerë: “Kuptohet se deputetët do të ketë qasje të sigurt dhe të papenguar në Kuvend”.


Ministër për një ditë – hap taktik i VMRO-DPMNE-së për kontroll të MBP-së para zgjedhjeve


Shkup, 1 Shtator, 2016 - 16:19 (META) 

Emërimi i ish-profesorit të Universitetit  MIT dhe aktivistit të Lëvizjes Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë Oliver Andov si ministër të MBP-së për një ditë është hapi i fundit taktik i VMRO-DPMNE-së. Partia në pushtet këtë e beri nga shkaku që të mbroje pozicionet kyçe në MBP me kuadër të kontrolluar para votimit të nesërm ne Kuvend për zgjedhjen e Qeverise së përkohshme për mbajtjen e zgjedhjeve me 11 dhjetor , thuhet nga burime e “META”.

Këto lëvizje kuadrosh dhe rigrupime i beri pikërisht sot, shkaku se nesër do të ketë ministër të ri nga opozita, kurse në fuqi do te hyjnë edhe kodet (pikat)e marrëveshjes se 20 qershorit si dhe suspendimi i Ligjit për punë të brendshme, ne fakt pse i gjithë operacioni të ndërlikohet në vend që thjeshtë të përfundojë. ?!

Me ndryshimet e sotme në MBP, partia në pushtet konfirmoi  dhe sforcoi pozicionet e saja para zgjedhjeve në ministrinë nga e cila nuk ka ndërmend të tërhiqet. ” Ministria e MPB-së është njëra ndër institucionet më të rëndësishme në kohen e zgjedhjeve dhe për këtë arsye pushteti do që të jetë nën kontrollin e MVRO -VMRO, ndërsa Oliver Spasovski të mbetet vetëm si “mbretëreshë angleze” dhe të mos ketë fuqinë e vendimmarrjes “- thotë njëri nga bashkëbiseduesit tanë. Drejtorët e BSP-së dhe DSK-së, në bazë te Ligjit për polici, i emëron Qeveria me pëlqimin e ministrit për pune të brendshme. Sot ministër do te jete Oliver Andonov, kurse  nesër, eventualisht, Oliver Spasovski. Me ndryshimin e neneve 17 dhe 18 te Ligjit për polici, mbikëqyrjen (kompetencat) mbi punën e  policisë kriminalistike, policisë së uniformuar, policisë kufitare, forcat speciale policore dhe sektorët e tjerë u morën në mbikëqyrjen e Njësiteve organizative në kuadër të Byrosë për Mbrojtje Publike, edhe pse deri në vendimin e këtyre ndryshimeve ata ishin nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Qendrore të Policisë.

Ndërkaq, ministrin e MPB-së e emëron kryetari i  Shërbimeve të policisë qendrore

 

 

 


Ministria e brendshme ka shpall konkurs për punësimin e 600 policëve


Shkup, 15 Korrik, 2016 - 0:03 (META) 

Ministria e brendshme ka shpall konkurs për punësimin e 600 policëve, mëson “Meta”. Konkursi duhet të publikohet nesër në “Gazetë zyrtare”.

Pjesa më e madhe e kandidatëve apo 100 që do t’i kalojnë trajnimet dhe do të pranohen, sipas konkursit do të sistemohen në njësitë organizative me seli në Shkup. Në konkurs përmendet kushtet për paraqitje në konkurs si dhe metodologjia e selektimit të kandidatëve.

Më herët, Kuvendi përmes ndryshimeve të Ligjit për polici dhe Ligji për punë të brendshme, solli vendim me të cilin shkurtoi kompetencat e ministrit të brendshëm dhe përforcoi pozitën e drejtorit të Byrosë së sigurisë publike.

Edhe vitin e kaluar, MPB shpalli konkurs për pranimin e 600 policëve.

Në maj të këtij viti, ministri Mitko Çavkov menjëherë pas marrjes së postit të ministrit i firmosi vendimet për punësimin e 400 nëpunësve policor.

Sipas të dhënave që “Blumbreg” i publikoi në vitin 2008 në Maqedoni atëherë ka pasur 9905 policë.


PSP: Formimi i reparteve speciale është kuptimplotë


Shkup, 13 Korrik, 2016 - 18:54 (META) 

Formimi eventual i reparteve speciale është kuptimplotë, thonë për “Meta” Prokuroria speciale, lidhur me nismat për formimin e reparteve speciale në gjykatë dhe MPB, për rastet e PSP-së.

Nga ky institucion shtojnë se nuk do të japin detaje tjera sepse, siç thonë, puna e tyre është që të zhvillojnë hetime të pavarura.

“Konsiderojmë se formimi eventual i reparteve speciale është kuptimplotë, por puna jonë është që të zbatojmë hetime të pavarura dhe për këtë nuk do të komentojmë më shumë në këtë drejtim” thuhet në përgjigjen e PSP në pyetjet tona.

Kreu i VMRO DPMNe-së, Nikolla Gruevski sot deklaroi se propozimet për formimin e reparteve të tilla janë të papranueshëm.

“Për ne kjo është e papranueshme” shkurtë u përgjigj Gruevski nga komuna Dolnen i Prilepit.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhosk sot deklaroi se vlerëson se nuk duhet të ndryshohet koncepti në të cilin është vendosur gjyqësori, por nëse imponohet çështja e formimit të repartit special gjyqësor, që sipas tij, ligji ekzistues dhe Kushtetuta nuk e lejojnë, nevojitet intervenim ligjor, që duhet të bëhet me shumë kujdes.

“Unë si përfaqësues i institucionit që është përgjegjës për gjyqësorin dhe Këshillin gjyqësor në përgjithësi, konsiderojmë se nuk duhet të ndryshohet koncepti mbi të cilin është vendosur gjyqësori në sistemin ekzistues. Megjithatë, nëse kjo ide pranohet nga katër liderët e partive politike dhe nëse ka marrëveshje politike, duhet të dihet se gjyqësori nuk punon në bazë të marrëveshjes politike, por në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës. Do të thotë, çdo gjë duhet të jetë sipas ligjeve dhe Kushtetutës” deklaroi Karaxhoshi, transmeton “Akademik.mk”.

Ministri i brendshëm, Mitko Çavkov dje deklaroi se formimi I repartit special policor do të ishte zgjidhje e palogjikshme, sepse sipas tij, Ligji aktual për procedurë penale (LPP) mundëson cilido prokuror të kërkoj aq persona nga MPB sa ka nevojë.


Çavkov me telegram ka urdhëruar DSK-në dhe BSP-në të zbatojnë vendimin e Gjykatës administrative


Shkup, 30 Janar, 2016 - 13:52 (META) 

Zv- ministri i brendshëm Mitko Çavkov sot në mëngjes përmes telegramit ka njoftuar drejtorët e Byrosë për siguri publike dhe Drejtorisë së sigurimit dhe kundër –zbulimit se janë të obliguar menjëherë të zbatojnë vendimin e Gjykatës administrative që dje i futi jashtë fuqisë të gjithë 29 vendimet që një ditë para Vitit të ri i solli ministri teknik i brendshëm, Oliver Spasovski.

Dje ministri i brendshëm Oliver Spasovski akuzoi Çavkovin se haptazi bën thirrje për mos- respektim të sistemit të sigurisë në MPB.

 


Me DSK-në dhe BSP-në do të udhëheqin një futbollist i mirë dhe një hije besnike


Shkup, 27 Maj, 2015 - 14:14 (META) 

Еmërimi i drejtorëve të rinj të Drejtorisë së sigurimit dhe kundër- zbulimit (DSK) Lupço Andonovski dhe Byrosë për sigurim publik (BSP), Gorançe Savovski, edhe pse dukej pak si befasi, nga aspekti i zgjidhjeve kadrovike, sepse shumë pak apo fare nuk janë të njohur në opinion, megjithatë nga komuniteti i kundër- zbulimit dhe policia jozyrtarisht thonë se emërtimi i tyre ka logjikën e vet, ku edhe qëndron shenja “partiake”.

Sipas burimeve tona, edhe Andonovski edhe Savovski vijnë nga Fakulteti i sigurisë në Shkup dhe karrierën e tij profesionale e kanë ndërtuar në MPB, njëri 15 e tjetri mbi 20 vite.

Megjithatë, ajo që është e përbashkët për të dytë është orientimi i tyre partiak, i cili gjoja ka luajtur rol të dukshëm në avancimin e tyre në karrierë dhe afërsia me një pjesë të garniturës aktuale, me MPB-në dhe pushtetit.

“Drejtorët e rinj të DSK dhe BSP vijnë nga radhët e të punësuarve në MPB, ku kanë  pasur karrierë profesionale. Në lidhje me orientimin e tyre partiak, lehtë mund të supozohet prej ku vijnë. Thjeshtë nuk kanë qenë të eksponuar politikisht, dhe kështu, ndoshta nuk janë të njohur para opinionit- thotë një prej burimeve.

Ndërsa një bashkëfolës tjetër është më eksplicit dhe nuk është shumë i befasuar në lidhje me emërimin e drejtorëve të dy funksioneve ndoshta më të rëndësishme në MPB.

“Andonovski përveç njeri i mirë, është edhe futbollist i mirë. Por, tek ai vërehet orientimi partiak dhe interesat e saj, që fuqishëm ka ditur ta mbroj edhe në diskutime miqësore. Kjo ka pasur ndikim të madh në avancimin e karrierës së tij profesionale, në veçanti pas vitit 1998- thotë bashkëbiseduesi jonë.

Lupço Andonovski është në polici prej viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Vjen nga Fakulteti i sigurisë në Shkup.

Punon në Drejtorinë e sigurimit dhe kundër- zbulimit, ku me kalimin e kohës ka marrë edhe poste udhëheqëse, mes të cilave edhe kryeshef i DSK për Shkupin. Në ndërkohë, e ka vazhduar edhe avancimin e tij akademik.

Ndërsa karriera e Gorançe Savovskit ngushtë lidhet me ministrin aktual të brendshëm, Mitko Çavkov, i cili erdhi në këtë funksion në vend të Gordana Jankulloskës.

Edhe ai arsimin e tij akademik e ka marrë në Fakultetin e sigurisë ndërsa në MPB është pranuar në vitin 1999.

“Ai është pranuar në MPB gjatë punësimeve partiake në vitin 1999. Edhe karriera e tij ka lëvizur paralelisht me atë të Mitko Çavkovit- thotë njëri prej bashkëbiseduesve tanë.

Savovski në një kuptim të caktuar, është pasardhësi i Çavkov në sektorët e MPB, prej ku njëri është larguar e tjetri ka ardhur në vend të tij.

“Kur Çavkov u largua nga posti i kryeshefit të krimit të organizua dhe u bë kryeshef i forcave qendrore policore (FQP), Savovski erdhi në vendin e tij në krimin e organizuar. Më pas Çavkov u largua dhe morri kryesimin e BSP, Savovski ishte kryeshef i FQP dhe kështu deri në ndryshimin e fundit- thonë burimet tona.

Këtë konfirmon edhe biografia e shkurtë e Savovskit në faqen e internetit të MPB, ku edhe më tej qëndron si kryeshef i FQP ndërsa grafikoni për drejtor të DSP në faqen e njëjtë edhe më tej është e zbrazët.

Gjithashtu, administratori i faqes ende nuk e ka përditësuar grafikonin e drejtorit të DSK-së, ku në postin e drejtorit të policisë sekrete edhe më tej qëndrojnë fotografia dhe biografia e shkurt e Sasho Mijalkov.


Deputetët votuan: Çavkov dhe Misajlovski ministra të rinj në qeverinë Gruevski


Shkup, 13 Maj, 2015 - 15:16 (META) 

Kuvendi sot me shumicë votash votoi ministrat e rinj për punë të brendshme dhe atë të transportit dhe lidhjeve, pasi tanimë ish ministrat në këto poste Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski dhanë dorëheqje të parevokueshme.

Për emërimin e Mitko Çavkov për ministër të brendshëm, nga 81 deputet të pranishëm “për” votuan 71, “kundër” votoi 1 ndërsa “të përmbajtur” 2.

Vlado Misajovski për pasardhës i Janakieskit është emëruar gjithashtu me 71 votë “për”, 4 “kundër” ndërsa “të përmbajtur” nuk kishte.

Pas votimit, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski konstatoi emërimin e ministrave të rinj në qeveri, pas çka Çavkov dhe Misajlovski firmosën deklaratat zyrtare.